Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sulmohet një ekip i KFOR-it në Zubin-Potok

Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok të dielën në mbrëmje, ka mësuar KOHA nga disa burime.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk dihet se me çfarë janë sulmuar, porse KOHA është duke pritur përgjigje nga Policia.

Pjesëtarët e KFOR-it të cilët raportohet se janë sulmuar janë nga Letonia.

Të dielën janë bërë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët lokalë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq.

Qeveria ka thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave. Në anën tjetër, KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes.

Mediumet serbe po raportojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me kryeministren Ana Bërnabiq dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq. Takimi ka ardhur pasi siç pretendojnë mediumet serbe, të shtëna ka pasur "mes Policisë Speciale të Kosovës dhe serbëve që po qëndrojnë në barrikada".