Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për vizitën e të birit të tij Danilos që ka bërë në Graçanicë sot për Vidovdan, e ku kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion”.
Vuçiq ka thënë se ashtu siç shkruan në bluzën e Danilos, mendojnë “të gjithë Vuçiqët”.
“Më lejoni t’ju lehtësojë punën derisa është ende aty poshtë, ndërsa mund të veprojnë aq heroikisht siç sillen me të gjithë serbët. T’u them se këtë mendon secili nga ne Vuçiqët, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, tha Vuçiq raporton “Novosti”.
Danilo Vuçiq është parë në Graçanicë duke u përshëndetur me qytetarë, ndërsa kishte në maicë mbishkrimin “dorëzimi s’është opsion”.
-
Djali i Vuçiqit në Graçanicë, mban veshur bluzën me mbishkrimin “dorëzimi s’është opsion”
-
Vuçiqi: Dorëzimi nuk është opsion
-
Vuçiqi për djalin e tij: Edhe pse ia drejtuan armën, Danilo nuk e hoqi bluzën
-
Vuçiqi flet për ndalimin e djalit të tij në Kosovë: Kurti s’është kaq i guximshëm para meje
-
Policia e Kosovës ndalon djalin e Vuçiqit