Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Serbi janë duke zhvilluar hetim për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës.
Në konferencën për media të mbajtur të dielën, Vuçiqi i ka hedhur poshtë akuzat e institucioneve të Kosovës se pas këtij sulmi qëndron Serbia.
Sipas tij, ka pasur tentativë për sulm hibrid ndaj vendit të tij.
“Jemi më të qetë se ata dhe do të insistojmë më shumë. Në valën e parë ata akuzuan Beogradin dhe Serbinë, jo serbët, teksa Beogradi dhe Serbia nuk ja kishin idenë. Përveç që nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne kemi qenë aq të drejtë dhe, si një shtet serioz, nuk jemi marrë me akuza dhe nuk kemi thënë se ai sulm është urdhëruar drejtpërdrejt nga Kurti”, është shprehur ai. “Kemi disa dyshime të caktuara, por hetimi do të tregojë se kush e ka urdhëruar. Mendoj se kemi disa njohuri për atë se kush mund të jetë kryerësi”, ka shtuar Vuçiqi, raportoi mediumi serb “Danas”.
Presidenti serb tutje e ka akuzuar Policinë e Kosovës se nuk ka bërë hetim serioz në lidhje me rastin.
Edhe
Vuçiq thotë se ka ftuar ekspertë për ta ndryshuar rrjedhën e Ibrit
Shpërthimi në mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin-Potokut.
LEXO EDHE:
-
Kurti: Serbia arriti ta ndalojë përshkallëzimin e brendshëm përmes sulmit në Ibër-Lepenc
-
Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër-Lepenc”, pjesë e strukturave shtetërore të Serbisë
-
Serbia shkeli premtimin për bashkëpunim në zbardhjen e sulmit në “Ibër-Lepenc”
-
Kurti paralajmëron për sulme të reja në veri, “para dhe pas Vitit të ri”