Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se ai nuk mendon se është reale që Republika e Çekisë të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Duke komentuar deklaratat e presidentit të Çekisë, Milosh Zeman, se ai do të ngrisë çështjen e tërheqjes së njohjes para institucioneve çeke, Vuçiq tha se çekët janë "miq të sinqertë" të Serbisë, por që shtetet, veçanërisht ato, që sipas tij janë “në të njëjtin bllok” nuk i ndryshojnë shpesh vendimet.
"Ne do të dëshironim atë (tërheqjen e njohjes), por nuk mendoj se është realiste dhe e thjeshtë”, tha presidenti i Serbisë para gazetarëve në Vatikan pas takimit me Papa Françeskun, përjcell rel.
Të mërkurën, presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë vizitës në Beograd, tha se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.
-
Vuçiq: S’ka njohje të Kosovës, por duhet të kemi marrëdhënie të mira me shqiptarët
-
Vuçiq: Një tjetër shtet do ta tërheqë njohjen e Kosovës
-
Vuçiqi nga New Yorku njofton se një shtet tjetër ka tërhequr njohjen e Kosovës
-
Serbia insiston se edhe një shtet e tërhoqi njohjen e Kosovës, sërish nuk jep dëshmi
-
Vuçiq: S’do ta njohim Kosovën, por duhet të punojmë për raporte më të mira me shqiptarët