Arbëri

Serbia insiston se edhe një shtet e tërhoqi njohjen e Kosovës, sërish nuk jep dëshmi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një adresimi të mërkurën mbrëma, në lidhje me vendimet e Qeverisë së Kosovës, tha se edhe një shtet ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan “b92”.

Por ai sërish nuk dha ndonjë dëshmi e as nuk e përmendi emrin e shtetit.

Sipas tij, ky është vendi i pestë në pak javë që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pak pas aplikimit të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës, Vuçiqi doli në një konferencë dhe tha se katër shtete e kanë tërhequr njohjen, por as në atë rast nuk dha ndonjë dëshmi e as nuk përmendi emra.

"Ndaluni o njerëz. Dhe më lejoni t'ju them, ne kemi edhe shtetin e pestë që e tërhoqi njohjen e Kosovës", tha Vuçiqi.

Pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008, e kanë njohur 117 shtete.