Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se me Kosovën do të ketë negociata “të vështira”, por sipas tij, “Kosovën e Metohinë” do ta mbrojë “si pjesë e territorit serb”.
Këto deklarime Vuçiqi i ka bërë të dielën mbrëma kur u konfirmua si fitues i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ka raportuar mediumi serb, Tanjug.
“Do të jetë periudhë e vështirë para nesh dhe do të duhet të flasim e të vazhdojmë rrugën tonë evropiane. Do të ketë negociata të vështira dhe lëshime të vështira edhe me Prishtinën, por ne gjithmonë do ta mbrojmë ‘Kosovën dhe Metohinë’ si pjesë e territorit të Serbisë”, ka thënë presidenti serb.
Vuçiq ka theksuar se “e rëndësishme është bashkimi i njerëzve”.
LEXO EDHE:
-
Vuçiq paralajmëron “ditë të vështira” për Serbinë
-
Vuçiq: Na presin kohë të vështira
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Vuçiq: I di detajet që Prishtina, Zagrebi e Tirana i mendojnë si sekrete
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE