Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vuçiq: Na presin kohë të vështira

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar “kohë të vështira për serbët”, andaj ka kërkuar që të jenë të bashkuar.

Në një njoftim në Instagram të dielën, Vuçiq ka shkruar se duhet t’i mbrojnë interesat e Serbisë “dhe të japin kontributin maksimal”.

“Edhe pse kohët në të cilat jetojmë nuk janë të lehta, shteti nuk e ka harruar njeriun e thjeshtë dhe nevojat e tij. Prandaj, më shumë se kurrë, ne vazhdojmë të ndërtojmë dhe punojmë për restaurimin e rrugëve dhe urave lokale, për të dëgjuar problemet dhe idetë e qytetarëve dhe të ecim përpara së bashku pa u ndalur. Na presin kohë të vështira, prandaj duhet të jemi të bashkuar, punëtor, të mbrojmë interesat e Serbisë dhe të japim kontributin maksimal në zhvillimin e saj”, ka deklaruar ai.

Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohen në Bruksel më 14 shtator.

Nga kabineti i Kurtit kanë thënë se në Bruksel do të takohen për zbatim të Marrëveshjes.

Artikuj të ngjashëm