Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçetaj: Deklarimet politike nuk ndikojnë në punën e Prokurorisë

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, Lumturie Vuçetaj, thotë se deklarimet politike nuk ndikojnë aspak në vendimet e prokurorëve.

Zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministrin në detyrë e ministra, shpesh kanë adresuar akuza ndaj sistemit të drejtësisë, veçanërisht atij prokurorial. Por, Vuçetaj theksoi se deklarata të tilla nuk kanë ndikim te prokurorët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndërhyrjet e tilla mund të ndikojnë, por absolut në vendosje meritore dhe kryerjen e punës sonë me përgjegjësi nuk mund të ndikojnë. Ne jemi për të kryer punën, të pavarur pa marrë parasysh presionet ngado që janë nuk ndikojnë në punën, veprimet dhe vendimet që i marrim si Prokurori e Shtetit”, ka thënë ajo në “60 Minuta” në KTV.

Sa i përket punës së Prokurorisë së Pejës me ndërtimet pa leje, Vuçetaj ka thënë se 400 aktakuza janë ngritur për këtë vepër penale dhe 90% prej tyre kanë përfunduar me aktgjykime dënuese.

“Hiq më pak se 400 aktakuza i kemi ngritur në drejtim të veprës penale për ndërtim pa leje, qoftë në territorin e Pejës dhe zonës e Parkut Kombëtar. 90% kanë përfunduar me aktgjykime dënuese. Këto janë brenda një viti kalendarik dhe pothuajse kanë përfunduar. Në raport me zonën e Parkut Kombëtar kemi pasur edhe vepra të keqpërdorimit të pozitës ku zyrtarë publikë kanë lëshuar pëlqime për ndërtim të bizneseve”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, ka shtuar se rreth 30 raste pranohen në prokurori për dhunë në familje.