Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehu kënaqësinë që është takuar me superyllin e muzikës, kosovaren Dua Lipa.
Lipa ka marrë çmim nga Këshilli Atlantik për lidership të dalluar.
Gjatë fjalimit të saj Lipa edhe iu drejtua Von der Leyenit për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Të rinjtë e Kosovës përballen me sfida të shumta, përfshirë edhe kufizime për punë apo argëtim. Pasi u plotësuan të gjitha kriteret Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën më tepër se tri vjet më parë. A mund ta bëjmë këtë tash? Kosova është shteti më i rinë Evropë dhe jemi në vitin e 13-të të pavarësisë. Do të thoja se qëllimi i parë i BE-së është të sigurojë paqen nëpërmjet unitetit. A nuk do të ishte e përshtatshme që Kosova të zë vendin në atë union të paqes? Të lulëzojë ekonomikisht përkrah fqinjëve e të shërohen plagët e konfliktit”, ka thënë Lipa.
Von der Leyen në një postim në Twitter ka thënë se Dua Lipa ka ndikim aq të madh në botë.
Edhe
Dua Lipa – zë i Kosovës: “Na jepni një mundësi dhe ne do të shkëlqejmë”
“Shumë e lumtur ta takoj Dua Lipën në Çmimin për Lidershim të Këshillit Atlantik. Dua, ke ndikim aq të madh në botë. Me muzikën tënde dhe energjinë unike, ne të gjithë “levitojmë””, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.
So happy to meet @DUALIPA at the @AtlanticCouncil Leadership Awards.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 11, 2021
Dua, you have such a great impact on the world.
With your music and your unique energy, we are all “levitating” pic.twitter.com/xPemFfywd6
-
Dua Lipa në Këshillin Atlantik kërkon liberalizim të vizave për Kosovën
-
Zgjedhjet lokale dhe vizita e Von der Leyen mund të ndihmojnë në heqjen e mëtejme të masave
-
Von der Leyen kërkon konsolidimin e institucioneve e uljen e tensioneve
-
Osmani: Me Von der Leyenin diskutuam për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës