Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa në Këshillin Atlantik kërkon liberalizim të vizave për Kosovën

Ylli i muzikës Dua Lipa ka marrë çmim nga Këshilli Atlantik për lidership të shquar.

“Lipa, fituese e Grammyt, ka përdorur famën e saj për të ndihmuar vendlindjen Kosovën, për të dalë nga varfëria pas luftës dhe për të ofruar shpresë për një gjeneratë të tërë”, është thënë në përshkrimin e Atlantic Councilit.

Dua Lipa me të marrë çmimin ia ka dedikuar Kosovës.

Ajo ka treguar se si Kosova ka një popullatë të re.

“Kosovarët pëlqejnë të bëjnë festa, nuk është befasi, pasi jemi nën 25 vjet me moshë mestare ndoshta. Jam e vjetër për Kosovë unë”, ka thënë Lipa.

Ajo ka treguar për sukseset e Kosovës, duke përmendur filmin “Zgjoi”. Ndërsa ka thënë se Kosova është shumë vend evropian.

Dua Lipa më pas i ka thënë presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për liberalizim të vizave.

Edhe Dua Lipa kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën Showbiz Dua Lipa kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

“Të rinjtë e Kosovës përballen me sfida të shumta, përfshirë edhe kufizime për punë apo argëtim. Pasi u plotësuan të gjitha kriteret Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën më tepër se tri vjet më parë. A mund ta bëjmë këtë tash? Kosova është shteti më i rinë Evropë dhe jemi në vitin e 13-të të pavarësisë. Do të thoja se qëllimi i parë i BE-së është të sigurojë paqen nëpërmjet unitetit. A nuk do të ishte e përshtatshme që Kosova të zë vendin në atë union të paqes? Të lulëzojë ekonomikisht përkrah fqinjëve e të shërohen plagët e konfliktit”, ka thënë Lipa.