Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, i ka kërkuar Bashkimit Evropian që t’i heqë vizat për rininë e Kosovës. Nëpërmjet thirrjes “Pa viza për Kosovën”, Lipa tha se të rinjtë duhet të lëvizin pa kufizime dhe të eksplorojnë bukuritë e Evropës.
“Lejoni rininë tonë të lëvizë pa kufizime dhe të eksplorojë bukuritë e Evropës. Na jepni lirinë tonë për të lëvizur. Derisa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t'u çliruar”, thuhet në mesazhin e saj.
Të njëjtën thirrje për BE-në e ka bërë më parë edhe babai i saj, Dukagjin Lipa.
Bashkimi Evropian e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti. Hyrja në fuqi e këtij sistemi është kthyer në temë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sepse me të është lidhur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Megjithatë, në vendimin për vizat për Kosovën, është thënë se nëse sistemi ETIAS, nuk hyn në fuqi deri në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
-
Dua uron 16-vjetorin e pavarësisë me mesazh për liberalizimin
-
Komisioni Evropian insiston që serbët e Kosovës me pasaporta serbe të udhëtojnë pa viza
- Kosovarët lirshëm në BE, e Kosova jo
-
Përfundon çdo procedurë, nga 1 janari pa viza
-
Pyetjet me të cilat mund të përballeni kur doni ta vizitoni Evropën