Pas protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut me kërkesën që të mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare shqipe Partia VLEN ka deklaruar se kur studentët dalin në protestë, kjo flet më shumë për dështimin e atyre që për vite kishin pushtetin, sesa për ata që sot po punojnë për të gjetur zgjidhje.
VLEN në reagim ashtu thekson se BDI-ja sot po e instrumentalizon pakënaqësinë e studentëve dhe po përpiqet të përfitojë politikisht nga një problem që vetë e ka lënë zvarrë.
“Kjo është skandaloze. Kishte ministra, institucione, mekanizma dhe gjithë pushtetin e nevojshëm për ta mbyllur këtë çështje njëherë e mirë. Nuk e bëri. Jo pse nuk mundi, por sepse ishte e zënë me hajni, me Soravi, me blerje pronash dhe me pazare për llogari të klikës së vet. VLEN e konsideron protestën e studentëve si shprehje legjitime ndaj një padrejtësie që nuk duhej të zgjaste kaq shumë. Zëri i tyre duhet dëgjuar, jo të përdoret si vegël propagandistike nga ata që vetë e krijuan problemin”, thuhet në reagimin e partisë VLEN.
Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut protestojnë për të kërkuar të drejtën e ushtrimit të gjuhës shqipe
-
Protestojnë sërish studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
-
Neziri: Protesta shkon përtej aspektit administrativ, prek politikën dhe barazinë gjuhësore
-
PDK mbështet protestën e studentëve në Shkup: E drejtë që s’duhet të cënohet
-
OVL-UÇK përkrah protestën në Shkup: Mbrojtje e një të drejte të panegociueshme
-
BDI pas protestës së studentëve: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione