Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me sekretarin e shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.
Ai ka thënë se vizita e Parolin është një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetin e Vatikanit.
“Kosova dhe populli i saj, ndër shekuj kanë dëshmuar vlera perëndimore dhe sot jemi të përkushtuar si shtet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe lirisë fetare në vend. Këtë përkushtim ia shpreha edhe Sekretarit Parolin, duke shprehur zotimin tonë, për avancimin e këtij partneriteti dhe duke kërkuar njëkohësisht njohjen nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.