Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani takohet me sekretarin e Shtetit të Vatikanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të martën me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin.

Raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë, siç ka njoftuar Presidenca, ishin temë e takimit të sotëm Osmani-Parolin.

“Në takim, siç informoi Presidenca, u diskutua mbi raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë, mbi kultivimin e paqes, harmonisë e bashkëjetesës në mes njerëzve e besimeve të ndryshme, mbi vlerat e përbashkëta, mbi promovimin e mëtejmë të lirive fetare, për rolin e Kishës Katolike në Kosovë si partner të rëndësishëm social”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se u diskutua edhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të Kosovës me Selinë e Shenjtë në fusha të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm