Duke mos dhënë asnjë detaj për procesin e sigurimit të vaksinave kundër koronavirusit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është munduar të demantojë raportimet se ai ka neglizhuar një kontratë për sjelljen e vaksinave të “Pfizerit”.
Në një konferencë me udhëheqësin e komisionit për sigurimin e vaksinave dhe avokatin e përgjithshëm të shtetit, të premten në mbrëmje, Vitia ka thënë se komisioni është nën betim dhe nuk mund të japë asnjë detaj për procesin e sigurimit të vaksinave.
Ai ka deklaruar vetëm se “është i kënaqur me punën e komisionit dhe progresin e arritur deri tani” teksa ka ftuar Prokurorinë e shtetit që të “mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve” nga ata “që kanë vjedhur çerek lajmi”.
Bashkë me kryesuesin e këtij komisioni, Vitia ka thënë se Kosova është duke negociuar me shumë kompani prodhuese të vaksinave.
-
Vitia: Jemi në fazën finale të nënshkrimit të kontratës për vaksinat
-
Prokuroria nis hetimet pas kërkesës së Vitisë rreth çështjes së vaksinave për COVID-19
-
Vitia intervistohet nga Prokuroria Speciale
-
Vitia: Kosova i ka edhe 400 mijë doza në stok, do të vijnë edhe 500 mijë deri në fund të vitit
-
Vitia: Mos zgjidhni vaksinën – të dyja janë të sigurta