Nexhmedin Spahiu, publicist, ka thënë se nesër kur në Graçanicë planifikohet të mbahet festa e serbëve, Vidovdan, nuk përjashtohet mundësia që të ndodhë diçka që e cenon sigurinë kombëtare.
Spahiu ka theksuar se tubimi i sotëm i serbëve ka mundur të jetë mashtrim për të thënë se nuk do të ndodhë asgjë të nesërmen, 28 qershor.
“Para se mi marrë nën kontroll godinat komunale në veri, pak Qeveria e Kosovës i hutoi serbët ngaqë një ditë më parë i bëri të betohen kryetarët në fshatra. Ata menduan se këta do të vendosen nëpër fshatra dhe nuk kenë guxim të futen në godina komunale dhe u gjetën të befasuar kur shkuan forca policore dhe i morën në kontroll objektet. Edhe kjo, sot ata e mbajtën një tubim edhe në Mitrovicë, edhe në Graçanicë, me kërkesat e Vidovdanit, por kjo mund të jetë vetëm uverturë mashtruese në mënyrë që të thonë e kryem me kaq, nesër nuk do ndodhë asgjë. Nuk e dimë a do të ndodhë diçka, por mund të ndodhë. Kjo ka shumë gjasë që edhe të ndodhë diçka që do të cenonte sigurinë kombëtare të Kosovës”, ka deklaruar Spahiu.
-
Kurti: Ka përpjekje që tubimi në Gazimestan të jetë masiv, Serbia synon të krijohen incidente
-
Kurti: Serbia mund të nxisë incidente në Gazimestan, grupe serbësh nga rajoni do të vijnë në Kosovë
-
Spahiu: Duhet të ketë garanci që serbët do të marrin pjesë në zgjedhje
-
Me mesazhe provokuese serbët po festojnë Vidovdanin
-
Serbët me mesazh kërcënues një ditë para mbajtjes së Vidovdanit, kërkojnë lirimin e të arrestuarve