Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se duhet të krijohet një peticion për shkarkimin e kryetarëve të rinj të komunave veriore për të parë nëse do të ketë garanci nga serbët që do të marrin pjesë në zgjedhje.
Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Spahiu ka thënë se nuk dihet nëse ata do t’i përgjigjen pozitivisht zgjedhjeve në rast të dorëheqjes së kryetarëve.
“E vetmja rrugë është të krijohet peticioni dhe natyrisht kryetarët të shkarkohen, ky është edhe një lloj garancie që serbët do të marrin pjesë në zgjedhje, sepse ne nuk kemi asnjë garanci që nëse kryetarët japin dorëheqje, Vuçiqi nuk do të thotë plotësona edhe këtë kusht për të marrë pjesë serbët në zgjedhje. Ne duhet të kemi një lloj garancie që ata do të marrin pjesë, nënshkrimet e tyre janë një lloj vullneti që do të marrin pjesë. Qeveria e ka hedhur topin tek ana tjetër, nëse i përgjigjen mirë, nëse nuk përgjigjen atëherë me zor nuk mund t’i shtyjë të marrin pjesë në zgjedhje”, ka thënë ai.
Ai më tej ka thënë se është vështirë që dikush do të mund të organizojë tensionim të situatës në veri.
“Nuk ma merr mendja se mund të ketë tensionim sepse strukturat e dhunshme paralele, disa prej të cilëve janë burgosur, një pjesë e madhe e të cilëve kanë ikur në Serbi, tani është e vështirë që dikush do të mund të organizojë ndonjë tensionim të situatës në veri. Nuk besoj që tani hë-për-hë do të ndodhë një gjë e tillë”, është shprehur ai.
-
Jakupi: Peticioni në veri po organizohet nën presion
-
Disponim i vogël në veri për zgjedhje
-
Cakolli: Pa marrëveshje me serbët, asgjë s’garanton pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje
-
Osmani pret që në vjeshtë të ketë kryetarë të rinj në katër komunat veriore
-
Jakupi: Kosova s’ka garanci që kryetarët serbë nuk do të japin sërish dorëheqje