Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) sot ka vendosur në teren 18 vëzhgues afatgjatë për procesin e zgjedhjeve në Kosovë më 9 shkurtit, raporton "Ekonomia Online".
Në total, BE-ja po dërgon mbi 100 vëzhgues për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, Nathalie Loiseau, ishte bashkë më vëzhguesit, të cilëve u uroi mirëseardhje.

“Mirëserdhët në Kosovë, u uroj fat të mbarë në misionin tuaj në Kosovë”, u tha Loiseau vëzhguesve.
Vëzhguesit janë nga 18 shtetet anëtare të BE-së.
Zyra e Shtypit nga Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, ka njoftuar se vëzhguesit afatgjatë të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së (VAGJ) u vendosën sot në të gjithë Kosovën, ndërsa tani po fillojnë detyrat e tyre të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Loiseau së bashku me zëvendëskryevëzhguesin Thomas Boserup i uruan VAGJ një mision të mbarë.
“Në total, BE-ja po dërgon mbi 100 vëzhgues për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Kosovë”, thuhet në njoftim.
-
18 vëzhgues të misionit të BE-së nisin punën në terren
-
Mbi 100 vëzhgues të BE-së në Kosovë, Loiseau: Të përkushtuar të monitorojmë procesin zgjedhor
-
BE-ja me 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Mbi 16 mijë vëzhgues do të monitorojnë zgjedhjet
-
Haxhiu fton BE-në të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit