Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se komunat që udhëhiqen nga partitë opozitare e kanë humbur mundësinë që t'iu falen nga 100 euro e tatimit në pronë, duke thënë se kjo nuk ka asnjë shpjegim e arsyetim të qëndrueshëm.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, partia në pushtet ka thënë se bllokimi i kësaj nisme ishte qëllimi i opozitës, duke përmendur se komuna e Kamenicës, Gjilanit, Podujevës, Shtimes përfituan me faljen e 100 eurove të tatimit në pronë për qytetarët.
“Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, kjo është një mundësi e humbur që të gjitha këto komuna nuk shfrytëzuan mundësinë e lehtësimit të borxhit të qytetarëve në këtë fundvit përmes ligjit që parashihte faljen e tatimit në pronë deri në shumë 100 euro. Nuk ka asnjë shpjegim e arsyetim të qëndrueshëm, të bindshëm apo në favor të qytetarëve për Kuvendet Komunale që drejtohen nga shumica PDK, LDK, AAK për të mos ta zbatuar këtë mundësi që ua dha ligji i iniciuar nga Qeveria”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
-
23 komuna s’e përkrahin faljen e tatimit në pronë
-
Komunat kanë afat deri më 8 dhjetor për të vendosur për faljen e tatimit në pronë
-
Murati: Opozita synon vetëm bllokimin e shtetit
-
Qeveria fiton rastin ndaj komunave për faljen e tatimit në pronë
-
Qytetarët do ta paguajnë koston e moskoordinimit mes nivelit lokal dhe atij qendror