Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëm AAK e Nisma nuk nënshkruajnë kërkesën e seancës për mbylljen e kazinove

Deputetët e LDK-së, PDK-së, VV-së, PSD-së e deputetë të pavarur, kanë mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit në Kosovë.

Kjo vjen pasi brenda pak ditësh janë shënuar dy vrasje brenda kazinove, një në Suharekë e një në Lipjan.

Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për kazinotë

Koha.net ka arritur të sigurojë faksimilet e thirrjes së seancës me nënshkrimet e deputetëve, por ku shihet se mungojnë nënshkrimet e deputetëve të AAK-së dhe Nismës.

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, në kërkesën e publikuar në Facebook kishte ftuar" të gjithë deputetët, pa përjashtim të nënshkruanin kërkesën për seancë".

Edhe Sot seanca e jashtëzakonshme për kazinotë dhe lojërat e fatit Arbëri Sot seanca e jashtëzakonshme për kazinotë dhe lojërat e fatit

Koha.net ka provuar të marrë një qëndrim nga AAK-ja dhe Nisma, por shefat e grupeve parlamentare të partive Ahmet Isufi i AAK-së dhe Bilall Sherifi i Nismës ishin të paçasshëm.

{gallery}

Sot ka nisur në Suharekë një peticion për shfuqizim të Ligjit për Lojërat e Fatit.


Kryesia e Kuvendit ka njoftuar se të premten, më 22 mars, do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.

Edhe Dërgohet në Kuvend kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ku do të shqyrtohet Projektligji për ndalimin lojërave të fatit Arbëri Dërgohet në Kuvend kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ku do të shqyrtohet Projektligji për ndalimin lojërave të fatit

Mbledhja do të nisë në orën 10:30 me kërkesën e nënshkruesve që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.

“Pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues”, thuhet në njoftim.