Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për sot në orën 11:00, me kërkesë që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues, raporton Koha.net.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka përkrahur këtë seancë të thirrur.
“Përshëndes propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Thotë madje se ekzekutivi e organet e drejtësisë, janë mobilizuar për të reaguar dhe për të parandaluar këto degradime nëpër lokale bastesh.
“Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë”, përfundon Haradinaj.
Sot seanca e jashtëzakonshme për kazinotë dhe lojërat e fatit
Kujtojmë se seanca e jashtëzakonshme për kazinotë do të mbahet pas dy vrasjeve që ndodhën brenda pak ditësh në kazinotë në Suharekë dhe Lipjan.
Edhe
Dërgohet në Kuvend kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ku do të shqyrtohet Projektligji për ndalimin lojërave të fatit
Koha Ditore pati raportuar Kosova me 289 lokale bastesh e me 1.463 automate bixhozi.
Burime të Kohës Ditore, patën thënë se synohet trefishimi i bizneseve të bixhozit.