Mbi katër mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin i cili ka filluar të enjten në Suharekë, për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit.
Interesim të madh për ta nënshkruar këtë peticion, kanë shprehur qytetarët edhe të premten, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes tij, ata shpresojnë që kërkesa e tyre të arrihet deri në mbylljen e të gjitha lokaleve për lojërat e fatit.
Qytetarët kërkojnë që edhe institucionet t’i marrin parasysh nënshkrimet e tyre dhe ta mbështesin këtë iniciativë, derisa kontrolle të objekteve të tilla ka pasur nga Policia e Kosovës.
Për të mbledhur sa më shumë nënshkrime, Komuna e Suharekës ka vendosur tri tenda në qytet,dhe disa nëpër fshatra.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se kjo nismë duhet të rezultojë me mbylljen e lokaleve për lojërat e fatit.
Muharremaj theksoi se aksioni për mbledhjen e nënshkrimeve do të vazhdojë, derisa të mblidhen 10 mijë nënshkrime.
Derisa, në Komunën e Lipjanit janë duke u bërë përgatitjet e fundit që të organizohet një peticion i tillë.
Iniciativa për peticion për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit, u mor pas vrasjeve të dyshimta që ndodhën në objektet e lojërave të fatit të dielën në Suharekë dhe të mërkurën në Lipjan.