Qeveria e Kosovës të martën ka miratuar Projektligjin që ndalon lojërat e fatit.
Përveç Lotarisë së Kosovës, asnjë kazino, bastore apo ndonjë objekt i kësaj natyre nuk do të mund të operojë më në vend pas miratimit të tij.
Projektligji, i cili në afat prej 30 ditësh pritet të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës, parasheh ndalimin e lojërave të fatit për periudhën 10-vjeçare, raporton KTV.
Ndërkohë, një peticion prej më shumë se 11 mijë nënshkrimesh të qytetarëve të Suharekës, të cilët kërkuan shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit, është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.
Peticioni iu dorëzua kryeparlamentarit Kadri Veseli, nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
Edhe
Dërgohet në Kuvend kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ku do të shqyrtohet Projektligji për ndalimin lojërave të fatit
Iniciativa për peticion erdhi pas vrasjes që ndodhi në një kazino në Suharekë dhe një tjetër në Lipjan.
Vrasjet e fundit alarmuan qytetarët dhe deputetët e Kuvendit, të cilët javën e kaluar miratuan edhe një rezolutë për pezullimin e të gjitha lojërave të fatit.