Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka cilësuar si lajm të keq shkarkimin e Ekrem Hajdarit nga posti i drejtorit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe dorëheqjen e sapodhënë të Petrit Gashit nga pozita e kryesuesit të bordit të kësaj Agjencie.
“Shkarkimi i z. Hajdari dhe dorëheqja e z. Gashi janë lajm i keq për Kosovën. Kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me ta, si institucion dhe si profesionistë”, tha Veseli për Kallxo.com.
Petrit Gashi sot gjatë ditës publikisht ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryesuesit të bordit.
Pak ditë më parë u shkarkua edhe drejtori Ekrem Hajdari nga bordi i drejtorëve të kësaj agjencie.
Artikuj të ngjashëm
-
Gashi dorëhiqet nga pozita e kryetarit të Bordit të AKP-së
-
Me shumicë votash, Bordi shkarkon drejtorin e AKP-së Ekrem Hajdari
-
Kurti pas shkarkimit të Bordit të AKP-së: Të mirat vijnë ngadalë, të këqijat duhen ndalur shpejt
-
Ish-drejtori i AKP-së akoma s’e ka të qartë pse u shkarkua
-
AKP: Deklarimet e Mustafës, paragjykime të pasakta, të dëmshme që lëndojnë rëndë imazhin e Bordit