Është shkarkuar nga pozita drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari.
Bordi Menaxhues ka mbajtur mbledhje, gjatë së cilës, me shumicë votash, e ka marrë vendimin.
Shkarkimin e Hajdarit e ka iniciuar drejtori i bordit, Skënder Komoni, e në mbështetje të tij kanë dalë anëtarët: Avni Ajdini, Qemajl Behrami dhe Bekim Selimaj.
Iniciativa është marrë pas gjendjes së krijuar në AKP, e cila, sipas bordit, karakterizohet me ngecje në përfundimin me sukses të procesit të privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore.
Por, vetë Hajdari nuk ka dashur ta komentojë vendimin e bordit.
Edhe
Ish-drejtori i AKP-së akoma s’e ka të qartë pse u shkarkua
“Më vjen keq, por që nga java e ardhshme do ta bëj reagimin”, ka thënë ai për KTV-në.
Hajdari e kishte marrë detyrën në krye të AKP-së, më 19 maj të vitit 2016, në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës.