Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-drejtori i AKP-së akoma s’e ka të qartë pse u shkarkua

Ish-Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, ka thënë se akoma nuk e ka të qartë përse u shkarkua nga Bordi i kësaj agjencie.

Edhe pse u bënë më shumë se një javë nga shkarkimi i tij, Hajdari thotë se s’ka marrë njoftim zyrtar. Ai thotë se arsyetimi i Bordit se shkarkimi ka ardhur për shkak të performancës së dobët, nuk qëndron.

“Arsyet e shkarkimit, po besoj që opinioni po i di. Janë të listuara edhe nga bordi megjithëse unë ato arsye i konsideroj joobjektive, totalisht të papranueshme dhe bien në kundërshtim me deklarimet e mëhershme të bordit rreth raportimeve për vitin 2016 dhe sidomos 2017 si vitin më të suksesshëm qysh prej themelimit të AKP-së. Për herë të parë raporti vjetor i agjencisë u lavdërua edhe nga deputetët”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Hajdari ka bërë të ditur se do të ankohet në këtë vendim në organet kompetente dhe se do të kërkojë të përfundojë mandatin ose të kompensohet për pjesën e mbetur deri në fund të mandatit.

Ai ka thënë se po të shihte se rezultatet janë të dobëta do të dorëhiqej vetë. Ka shtuar se ndihet krenar që ish-kryeministri Isa Mustafa i doli në mbrojtje.

Edhe Me shumicë votash, Bordi shkarkon drejtorin e AKP-së Ekrem Hajdari Arbëri Me shumicë votash, Bordi shkarkon drejtorin e AKP-së Ekrem Hajdari

Hajdari ka thënë se shkarkimi i tij mund të ketë ardhur edhe për shkaqe politike.

“Mund të ketë shkaqe politike, por nuk kam ardhur në AKP si fytyrë politike dhe nuk mund të them që ka ndodhur për diçka të tillë. Por mund të ndodhë që dikush që synon të vijë në atë pozitë mund t’i takojë spektrit politik dhe mund të dalë që është shkarkim politik”, ka shtuar ai.

Hajdari e kishte marrë detyrën në krye të AKP-së, më 19 maj të vitit 2016, në kohën e qeverisjes së Mustafës. 

Pas shkarkimit të Hajdarit, kryetari i Bordit, Petrit Gashi, ka dhënë dorëheqje.


23:53 - Kosova ka privatizuar gjysmën e aseteve për 15 vjet

Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, ka thënë se për 15 vjet është privatizuar gjysma e pasurisë së Kosovës që është në listën për privatizim.

Sipas tij, ky proces nuk ishte sukses i plotë, por ka thënë se brenda ka pasur “storie të vogla suksesi”.

“Ka mbetur pa privatizuar gjysma e aseteve në listë për privatizim. Nuk mund ta quaj storie suksesi, por në kuadër të privatizimit ka edhe ministorie të suksesit. Privatizimi nuk është treguar në asnjë prej vendeve që kanë dalë nga sistemi socialist, si proces i suksesshëm. Unë dëgjoj se si edhe ish-punonjës e qytetarë tjerë e vajtojnë industrinë e asaj kohe e quajnë të bujshme dhe potencialin që dikush e mendon për rifilim të atyre industrive. Po harrojmë se kemi pasur shkëputje nën regjimin serbë dhe kanë pushuar e është problem të afrohet me konkurrencën”, ka shtuar ai.

Edhe AKP: Deklarimet e Mustafës, paragjykime të pasakta, të dëmshme që lëndojnë rëndë imazhin e Bordit Arbëri AKP: Deklarimet e Mustafës, paragjykime të pasakta, të dëmshme që lëndojnë rëndë imazhin e Bordit

Ka thënë se shumica e pagesave prej 20 për qind për ish-punonjësit e ndërmarrjeve shoqërore, asetet e të cilave janë privatizuar, janë kryer. Hajdari ka thënë se më nuk ka asete të uzurpuara. Sipas tij, së fundmi ka pasur lirim të aseteve të uzurpuara, me përkrahjen e institucioneve.

Sipas Hajdarit, ndaj AKP-së nuk ka pas kërcënime, por ka shtuar se ka pas presione për të favorizuar ndokënd në privatizim. Ka thënë se nuk kanë rënë nën ndikim të tyre.