Kryetari i Trupit Gjykues në procesin gjyqësor kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes, Beqir Kalludra, ka ftuar dëshmitarë tjerë në seancën e ardhshme që do të mbahet më 7 dhjetor.
Në mesin e dëshmitarëve të ftuar për të dëshmuar për hedhjen e gazit lotsjellës më seancën e 8 tetorit të vitit 2015 është edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, deputetët Naser Osmani, Armend Zemaj dhe Bekim Haxhiu.
Sot kanë dëshmuar deputetët Flora Brovina, Blerta Deliu-Kodra, Xhavit Haliti, Nuredin Ibishi si dhe dy punëtore të administratës së Kuvendit.
Deputetët Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit. Seanca e ardhshme do të mbahet më 7 dhjetor në orën 9:00.
-
Pasdite seanca gjyqësore ndaj deputetëve të VV-së për gazin lotsjellës
-
Gjykata e ndërron orarin e seancës, Veseli nuk dëshmon as sot
-
Kadri Veseli sot në gjykatë për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
-
Veseli: S’kam pasur ftesë që të shkoj në seancën ndaj deputetëve të VV-së
-
Haxhiu dëshmon se deputetët e VV-së kanë hedhur gaz lotsjellës