Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtatë deputetëve të Vetëvendosjes nis pasdite.
Deputetët e ndaluar të Vetëvendosjes lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, sot në orën 13 do të dalin para gjyqtarit për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre.
Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Deputetët Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla u arrestuan të mërkurën nën dyshimin se hodhën gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit.
Atë ditë deputetët e Vetëvendosjes hodhën gaz katër herë duke tentuar ta pamundësojnë votimin e marrëveshjes për demarkacion.
Prokuroria ka kërkuar paraburgim për shtatë deputetët, ndërsa Vetëvendosja lirimin e tyre.
-
Fillon seanca ndaj deputetëve të VV-së për gazin në Kuvend
-
Përfundon seanca ndaj deputetëve të VV-së për gazin në Kuvend
-
Prokuroria kërkon paraburgim për deputetët e VV-së
-
24 orë ndalim policor për deputetët e Vetëvendosjes
-
Gjykimi për gazin lotsjellës, Pacolli e Zyba konfirmojnë pjesëmarrjen, Sveçla s’përgjigjet