Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njoftoi vërshimet e shkaktuara nga shiu, kanë krijuar turbullira të shumta në furnizimin me ujë.
Konsumatorët e Fushë-Kosovës, një pjesë e lagjes “Kalabaria” dhe Zona Industriale, sipas KRU-së, do të kenë ujë të pijshëm nga ora 17:00 deri në 21:00, ndërsa të hënën, furnizimi do të bëhet nga ora 07:00 deri në 09:00.
“Turbullira është jashtëzakonisht e lartë në kanal, andaj me kapacitete teknike jemi duke bërë çmos që së paku të keni ujë sot nga ora 17:00-21:00, për aq kohë sa stabilizohet situata e krijuar pas reshjeve. Ndërsa Drenasi do të ketë çrregullime të kohëpaskohshme”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
KRU “Prishtina” njofton se në këtë orar do të ketë sot ujë në Fushë-Kosovë e Obiliq
-
Çrregullim i furnizimit me ujë në disa pjesë të Fushë-Kosovës, problem edhe në Prishtinë e Drenas
-
Reduktime të ujit në Fushë-Kosovë, shkak turbullirat në Ujman
-
Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në Fushë-Kosovë e Prishtinë
-
Mjeku: Uji i sigurt për pije, të hënën stabilizohet furnizimi