Për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet, katër institucione arsimore në Istog nuk do të zhvillojnë procesin mësimor të hënën.
Drejtori i Drejtorisë për Arsim, Naim Behlulaj, i tha KOHËS të dielën se Gjimnazi “Haxhi Zeka”, Shkolla Fillore “Bajrami Curri”, çerdhja “Gëzimi Ynë” dhe Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ndre Mjeda”, në fshatin Rakosh, nuk do të mbajnë mësim.
Ai i tha KOHËS se sasia e madhe e ujit e ka pamundësuar lëvizjen në këto institucione, derisa shtoi se ekipet e nevojshme janë në terren.
Nga Drejtoria për Shërbime Publike i kanë thënë KOHËS gjatë ditës se disa shtëpi janë dëmtuar nga vërshimet, ndërsa disa rrugë kanë qenë të bllokuara. Gjendja është konsideruar alarmante.
-
Paralajmërimi për vërshime pezullon mësimin në Prishtinë, ministria kërkon kompensim të orëve
-
Reshjet intensive të shiut në Vushtrri pamundësojnë mësimin për dy ditë
-
Përmbytjet shkaktojnë probleme në mbajtjen e mësimit të hënën në Skenderaj
-
Vërshimet lanë pa mësim nxënësit e shtatë komunave
-
Përmbyten bizneset e disa familje mbesin të ngujuara në rajonin e Dukagjinit