Reshjet e fundit të shiut të shtunën kanë shkaktuar vërshime në rajonin e Gjakovës dhe atë të Rahovecit.
Sipas videove që janë publikuar në rrjetet sociale, lumi Erenik në Gjakovë ka dalë nga shtrati.
Lumi Erenik, i dalë nga shtrati.
Posted by Gjakova Sot on Saturday, September 17, 2022
Gjendje jo e mirë, siç përshkruhet në fotografitë e “Gjakova Sot”, është edhe në shtëpitë e rrugët e qytetit.
Gjendje e mjerushme në shumë shtëpi dhe rrugē të Gjakovës.
Posted by Gjakova Sot on Saturday, September 17, 2022
Ndërkohë, në fshatin Sopniq të Rahovecit, uji ka mbuluar rrugën. Edhe në disa fshatra të kësaj komune janë raportuar për vërshime.
Reshjet e mëdha të shiut, kjo eshtë gjendja në fshatin Sopniq të Rahovecit ?
Posted by RahoPress on Saturday, September 17, 2022
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se nga e premtja kanë filluar temperaturat vjeshtore. Reshje me shi pritet të ketë edhe të dielën.
{gallery}
Vërshimet sot: Pamje nga fshati Fortesë i Rahovecit
Posted by Koha.net on Saturday, September 17, 2022