Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vërshime në Drenas, ekipet emergjente në terren

Disa fshatra të Drenasit po përballen me vërshime, pasi ditëve të fundit pati reshje të mëdha të shiut.

Komuna i tha KOHËS se kanë dalë tash në terren dhe po merren me zhbllokimin e rrugëve dhe të zonave ku situata është më e rëndë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Situata aktualisht është stabile, Lumi Drenica s’ka dalë nga shtrati, por problemet më të mëdha janë në disa lokacione ku uji u ka hyrë banorëve nëpër oborre. Kjo kryesisht për shkak të shpërthimit të kanalizimeve. Ka edhe dëmtime lokale të të mbjellave...Ende s’kemi pasur kërkesa për evakuim nga banorët”, tha drejtori i Shërbimeve Publike dhe i Emergjencave në Komunën e Drenasit, Nexhmedin Gruda.

KOHA ka siguruar pamje të lagjes “Haxhaj” në Zabel të Ulët, ku shihen se si të mbjellat janë dëmtuar nga reshjet e shiut.

Të dielën pak para mesnatës, zjarrfikësit kanë ndërhyrë në këtë fshat pasi pati vështirësi në kalimin e veturave.