Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vërshime në Drenas, zjarrfikësit ndërhyjnë në Zabel të Ulët

Pas reshjeve të dendura të shiut në disa zona të Komunës së Drenasit janë paraqitur vështirësi në kalimin e lirë të veturave, ka bërë të ditur komuna përmes një statusi në Facebook. Kjo ka ndodhur sidomos në zonën e rrugës Komoran - Drenas, saktësisht në fshatin Zabel të Ulët.

Sipas njoftimit, ekipi i zjarrfikësve të Komunës së Drenasit kanë dalç në vendin e ngjarjes, të cilët me pajisjet dhe ekspertizën e tyre u kanë ndihmuar banorëve të prekur nga këto vërshime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këto informacione janë dhënë nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, drejtori i së cilës, Nexhmedin Gruda, gjendet në terren ku po kryhen intervenimet e nevojshme nga ekipet e zjarrfikësve”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur vetëm në fshatin Zabel i Ulët janë duke u bërë tri intervenime.

“Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë është duke përcjellë me vëmendje situatën e krijuar në gjithë territorin e Komunës së Drenasit dhe aty ku është e nevojshme të ndërhyjë me gjitha kapacitetet që ka në dispozicion”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/komunadrenas/posts/pfbid024xWNENkDwqSoduBDn7xNhWcJNxX5qkbnYzvx7FquqcDWRjQBDcWaV9i34eiNmYvsl