Prej nesër, e diel, në parqet e Prishtinës, do të shtohen shenjat që ndalojnë vizitat.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, që ka përsëritur kërkesën që njerëzit të rrinë në shtëpi, për shkak të rrezikut nga koronavirusi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prej nesër shenja të ngjashme si në foto vendosen në parqe. Janë shtatë të mëdha ku do të vendosen shenjat e edhe një numër i parqeve të vogla. Policia do të ndihmojë në zbatimit e vendimit për mbylljen e parqeve”, ka shkruar ai në Facebook.
Kjo shenjë do të vendoset në Gërmi, parkun e qytetit, atë të Arbërisë, Taukbahçhe, parku në Breg të Diellit, ai në Ulpianë e Dardani.
Vendimi për ndalim të vizitave të parqeve është marrë të premten.