Arbëri

Vërehet një ari në Gërmi, Ahmeti apel qytetarëve të mos e frekuentojnë Parkun

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka apeluar te qytetarët që të mos frekuentojnë Parkun e Gërmisë, pasi kanë pranuar një informatë nga Policia e Kosovës së është vërejtur një ari.

“Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t'i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari. Ariu nuk është pjesë e "Parkut të Arinjëve", prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë ariun por deri në një njoftim tjetër është apeluar që të shmangen lëvizjet në Parkun e Gërmisë.