Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendimi i parë i qeverisë, viti 2018 – viti i Skënderbeut

Në mbledhjen e parë që ka mbajtur qeveria e Shqipërisë, pas dhënies së betimit, vendimi i parë ishte shpallja e viti 2018 vit mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.

Vendimet e tjera lidhen me dhënien e mundësive të nisjes nga puna të procesit të vetting-ut. Qeveria vendosi që ambientet e ish-objektit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, t’i jepen institucioneve të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Administrata e vetting-ut do punojë edhe në një pjesë të ndërtesës ku ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit. Aty do vendoset Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Një nga vendimet lidhet me lehtësimin e procedurave me certifikatat që lëshohen nga Gjendja Civile. Ky ishte edhe një nga premtimet e kryeministrit për lehtësimin e burokracive shtetërore. Qeveria e re diskutoi edhe për dhënien e një ndihme financiare qeverisë amerikane për të lehtësuar pasojat e dëmeve të shkaktuara nga uraganet “Irma” dhe “Harvey”.

Vendimet e tjera janë për formatimin e qeverisë së re, e cila është më e vogël në numër. Për çdo ministri janë miratuar vendimet për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore.