Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

2018-shi shpallet Vit Mbarëkombëtar i Skënderbeut

Vendimi i parë i Qeverisë së re është shpallja e 2018-shit Vitit Mbarëkombëtar i Skënderbeut, dhe nëpërmjet një statusi në Facebook kryeministri Rama jep detaje për nismën.

Sipas kryeministrit do të ngrihet një komision i posaçëm për organizimin dhe promovimin e këtij viti, pasi krahas 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut janë edhe tre përvjetorë të tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një Komision i Posaçëm do të ngrihet për organizimin dhe promovimin e këtij viti, ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare”, shkruan Rama.

Rama kërkon që kushdo të japë ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve për këtë event.

Image