Komunës së Podujevës i janë marrë më shumë se 50 mijë euro nga vendimet gjyqësore. Megjithëse për nëntë muaj nuk kanë mundur të shpenzojnë as gjysmën e buxhetit nga projektet kapitale, zyrtarët komunalë nuk i kanë kryer disa pagesa me kohë, duke i çuar kështu çështjet në gjykata.
E aty janë detyruar të paguajnë edhe mjete shtesë për kamata. Për nëntë muaj shifra nga këto vendime të gjykatave ka arritur në 52 mijë e 842 euro, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në raportin financiar janar-shtator 2019 këto pagesa janë shënuar në dy vende: Shpenzime-vendimet e gjykatave 11.032.87 euro dhe pagesa-vendimet gjyqësore 41.809.57 euro. Edhe më të mëdha janë shpenzimet për automjete. Për nëntë muaj komunarët e Podujevës kanë harxhuar 61.466 euro.
Shumë më të mëdha për këta nëntë muaj janë shpenzimet komunale. Vetëm për rrymë Komuna e Podujevës për periudhën janar-shtator i ka harxhuar 141.736.49 euro, për ujë 56.602.04 euro, mbeturina 31.844.65 euro, shpenzime telefonike 3.983.23 euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Vendimet gjyqësore ia “djegin” Podujevës 51 mijë euro
-
Komunës së Podujevës i merren rreth 2 mijë euro për tre muaj nga vendimet e gjykatave
-
Komuna e Podujevës vjet pagoi gati 2 milionë euro për vendime gjyqësore
-
Komunës së Podujevës i merren 554.016 euro me vendime gjyqësore
-
Veturat zyrtare i kushtojnë Podujevës 56 mijë euro për nëntë muaj