Skandalet e Haradinajt janë kryetemë e së dielës në Koha Ditore.
Nga shkarkimet, amnestimi i hajnisë, mungesa e transparencës e deri te zmbrapsjet diplomatike, në shkrimin kryesor listohen një varg vendimesh të kundërligjshme e kontroverse të Qeverisë Haradinaj.
“Paligjshmëria, standard i Qeverisë” është komenti për temën e së dielës.
Në intervistë, Agron Demi nga Institutit GAP, tregon se pse sipas tij, Haradinaj beson se mund të shkelë çdo ligj dhe të mos japë llogari.
Reportazhi i së dielës sjell rrëfimin për familjen e parë shqiptare të Fushë Kosovës.
Edhe
“Qeveria e skandaleve të mëdha” - kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”
“Ana e mirë e ‘selfieve’” dhe “Kriptomilionerët amerikanë” janë shkrimet që zënë vend në faqet e botës.
Në shtatë shkronjat e tij, profesori i artit, Edon Muhaxheri, tregon se pse kundërshtimi që nuk ofron zgjidhje është i kotë.
“Rendi diktatorial i Ballkanit” është fejtoni i radhës i Joseph Roucek.
Faqet e kulturës janë të rezervuara për “artistin që riciklon të kaluarën për dialogun mbi të ardhmen” dhe “balerinën e roleve kryesore në kapërcim drejt koreografisë”.
Nga Deçani, “monument” sjell historinë e kullës së rojtarëve të Kishës që u dogj nga serbët.
Edhe
E diela me “Kohën Ditore” i kushtohet vendimeve të qeverisë për shkarkime bordesh
Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti mund të lexoni edhe për portierin që prit 10 penallti për një ndeshje.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.