Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Qeveria e zhvatësve” me 74 zëvendësministra, kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”

“Skandali që vazhdon të rritet - Qeveria e zhvatësve” është kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.

Shkrimi kryesor flet për Qeverinë e 74 zëvendësministrave, që si njeh nga njeriu që i ka emëruar, shndërrimin e saj në skemë punësimi të militantëve partiakë, shpenzimet e tyre milionëshe, dhe kërkesën e Komisionit Evropian për kufizimin e numrit të zëvendësministrave.

Në intervistë, analisti Petrit Zogaj tregon se si zëvendësministrat nuk i japin llogari askujt brenda Qeverisë.

“Një farsë kosovare” është komenti i Agron Bajramit për temën e së dielës.

“Gratë që rrezikojnë jetën për të drejtat e të tjerëve” dhe “Vampiri serb i Kisiljevës” janë dy prej shkrimeve në faqet e botës.

Edhe Kërkohet dorëheqje morale e zëvendësministrave dhe e koordinatorëve Arbëri Kërkohet dorëheqje morale e zëvendësministrave dhe e koordinatorëve

Në 7 shkronjat e tij, Lazër Stani, flet për atdheun si dhembje e pashërueshme.

“Lindja e Shqipërisë” është fejtoni i radhës nga Biblioteka e Kongresit Amerikan.

“Qyteti në karantinë” është reportazhi i së dielës, që flet për jetën në Han të Elezit pas mbylljes së rrugës që i lidh me Kaçanikun dhe pjesën qendrore të Kosovës.

Faqet e kulturës janë të rezervuara për “artistin e gjurmëve të traditës” dhe “disenjatorin që thur mesazhe nëpërmjet veshjeve”.

Monument sjell ndërtesën e “Beledijes”, si dëshmi të jetës institucionale në Prizren.

Edhe “Qeveria e skandaleve të mëdha” - kryetemë e së dielës në “Koha Ditore” Arbëri “Qeveria e skandaleve të mëdha” - kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”

“Klitschkot shqiptarë që synojnë majat e boksit” dhe “Majlinda e artë e Policisë së Kosovës” janë dy prej shumë shkrimeve interesante nga sporti.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.