Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjerë e gjatë për veteranët e rremë, në të dielën me “Koha Ditore”

Shkrimi kryesor flet për aktakuzën ndaj 12 personave për 20 mijë veteranët e rremë, për talljen me UÇK-në, gjuhën frikësuese të liderëve politikë ndaj prokurorëve, gjykatësve e policëve, frikën nga zbardhja e skandalit dhe fajtorët për trefishimin e listave dhe shpërfaqjen e bashkëjetesës së drejtësisë me politikën.

“Mashtrimi i madh” është komenti i Elmaz Isufit për temën e së dielës.

Në intervistë, avokati Kujtim Kërveshi flet për aktakuzën “Veterani”, si dëshmi të lidhjeve të ngushta të Prokurorisë së Shtetit me politikën.

Kujdestari i shtatores së Nënë Terezës, është protagonist i reportazhit të së dielës.

Në faqet e botës gjeni shkrimet për urën e shpresës dhe dëshpërimit në Venezuelë dhe artin kompleks të kërkim-faljes në Japoni.

Për zotërimin e hapësirës së saj, flet në shtatë shkronja, hendbollistja shqiptare në Suedi, Albana Arifi.

Fejtoni i nëntëmbëdhjetë me radhë nga Biblioteka e Kongresit Amerikan, trajton periudhën e vdekjes së Enver Hoxhës dhe ngritjen e Ramiz Alisë.

Kosovarçe sjell dyqanin që është bërë krah i fortë për nënat dhe fëmijët në nevojë.

“ “Dhé” me veprat unike prej argjile” dhe ““Çikat” në mision për ruajtjen e traditës”, janë dy prej shkrimeve që mbulojnë faqet e kulturës.

Monument sjell kompleksin e panoramës së Prizrenit.

“E kaluara problematike, e përbashkëta e shumë basketbollistëve me karrierë në Kosovë” dhe “Calderon, kolumbiania që po synon të arrij larg në F1” janë dy prej shumë shkrimeve interesante nga sporti.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.

Artikuj të ngjashëm