Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Forca Mbrojtëse e Kosovës, gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”

Forca Mbrojtëse është kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.

Shkrimi kryesor flet për përpjekjet dhe dështimet për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur dhe shndërrimin e saj në organizatë ushtarake, problemet për sigurimin e votave serbe në Kuvend dhe ndërprerjen e komunikimit të ndërkombëtarëve me dy prej eksponentëve kryesorë të kësaj force.

Në komentin e tij për temën e së dielës, Agron Bajrami tregon sfidat për vendosjen e FSK-së në veri, pas shndërrimit të saj në ushtri.

Në intervistë, zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, flet me bindje për atë se Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s.

Nga Prizreni, reportazhi i së dielës sjell miqësinë e këtij qyteti me gjermanët.

Edhe Shërbimi i detyrueshëm ushtarak, dobitë dhe mundësitë e realizimit - të dielën me “Koha Ditore” Arbëri Shërbimi i detyrueshëm ushtarak, dobitë dhe mundësitë e realizimit - të dielën me “Koha Ditore”

Faqet e botës sjellin rrëfimet për berberin 107-vjeçar të New Jerseyit dhe të burgosurat afgane të moralit.

Fejtoni i radhës nga Biblioteka e Kongresit Amerikan flet për moralin e gruas në shoqërinë shqiptare në gjysmën e parë të shekullit të kaluar.

Kosovarçe sjell Çarshinë e Praruar të Gjilanit.

“Grafisti i transformimit me vepra tredimensionale” dhe “Muzika shqiptare në valixhen e emigrantit në SHBA” janë shkrimet që zënë faqet e kulturës.

Monument sjell ecjen nëpër rrugën që synon kthimin e Prishtinës së Vjetër.

Edhe E diela me “Koha Ditore” i kushtohet dekadës së dytë të ngritjes së aktakuzës për krime lufte Arbëri E diela me “Koha Ditore” i kushtohet dekadës së dytë të ngritjes së aktakuzës për krime lufte

Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti veçohen ai për mjeshtrin e madh të karatesë dhe katër gjeneratat e arta të xhudos.

Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.