Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marsi i kthesës së madhe

Foto: Driton Paçarada / Koha

Bashkësia ndërkombëtare nuk kishte lënë gjë pa provuar për ta ndalur agresionin e Slobodan Milosheviqit mbi popullin e Kosovës, pos ndërhyrjes ushtarake, e cila ndodhi më 24 mars.

20 vjet pas, NATO-ja mbetet prania më e besueshme ndërkombëtare në Kosovë dhe nuk kontestohet as nga shqiptarët, as nga serbët, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me aktivitete të ndryshme, liderët shtetërorë e kanë cilësuar 24 marsin si dita që shënoi kthesën historike.

Por fundvitin e kaluar Kosova rrezikoi t’i cenojë raportet me forcën që vazhdon t’i ruajë kufijtë.

Ndodhi kjo pas vendimit për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura, nëpërmjet ndryshimeve ligjore. NATO-ja e kundërshtoi vendimmarrjen, duke paralajmëruar rishikim të bashkëpunimit me FSK-n pas ndryshimit të mandatit.

Kjo forcë ende nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar rreth transformimit të FSK-së. Por transicionit mbështetje i dhanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, duke e cilësuar hap të natyrshëm transformimin e FSK-së.

Përkrahja për FSK-në është vënë në rrezik për shkak të taksës ndaj mallrave serbe, e cila po kundërshtohet nga Washingtoni. Kërkesa është që kjo masë të pezullohet, për t’i dhënë shans arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)