Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak, dobitë dhe mundësitë e realizimit - të dielën me “Koha Ditore”

Në pritje të thirrjes për ushtri mund të jetë çdo i ri, nëse Qeveria e re mban premtimin elektoral për zbatimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Pikërisht kjo është tema të cilën e trajton edicioni i veçantë i Kohës Ditore këtë të diel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shërbimi i (pa)mundur ushtarak” mban titullin shkrimi kryesor, që sjell vlerësimet e ekspertëve të sigurisë, të cilët e shohin si vështirë të realizueshëm këtë shërbim.

Në temën e javës, gjithashtu kuptoni se çfarë ndikimi ka morali ushtarak te të rinjtë. Aty mësoni se a ka kapacitet buxheti i vendit të përballojë këtë shërbim.

Pse sipas Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë një model i mirë i shërbimit ushtarak do ta fuqizonte lidhjen me shtetin, e mësoni në intervistë.

Në një park që gjendet diku në botë e që funksion kryesor e ka pajtimin e popujve, është folur edhe për Kosovën. Lokacionin dhe historinë interesante të parkut e kuptoni në reportazh.

Me kishën koreano-jugore që mbi 1 milion qytetarë po kërkojnë mbylljen e saj për shkak të koronavirusit, njoftoheni në artikullin nga bota.

Ndërsa në Monument vijnë sekretet e jashtëzakonshme që ka mbledhur orëndreqësi Imer Neziri.

Historia e lidhjes së italianit David Alogna me muzikën që ngjason me përrallat, shpalosen në rubrikën e Kulturës.

Një fshehtësi interesante e Antarktikut që u zbulua nga një notar, ju pret në hapësirën e ndarë për sportin.

Hapësirë të veçantë në këtë numër të Kohës Ditore gjejnë edhe enigmatika, filmi, muzika e teknologjia.