“Qeveria e skandaleve të mëdha” është kryetemë i së dielës në Koha Ditore.
Për një-vjetorin e qeverisë Haradinaj, shkrimi kryesor i gazetës sjell një përmbledhje të skandaleve e vazhdueshme, nga ai i mega-qeverisë së zëvendësministrave, mbajtja ministrave nën akuzë, premtimet e parealizuara, deri te dhënia e milionave për mashtruesit dhe Betchel Enkan.
“Keqpërdorimi i Haradinajt” është komenti i Elmaz Isufit për temën e së dielës.
Në intervistë, analisti nga Instituti GAP, Agron Demi, tregon si e pse Qeveria Haradinaj është kampione e keqqeverisjes.
“Reportazh” sjell betejën tridekadëshe të shqiptarëve të Malit të Zi për avancimin e statusit të Komunës së Tuzit.
Edhe
Vendimet e kundërligjshme dhe kontraverse të Qeverisë Haradinaj, gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”
“Qyteti i revolucionit të përgjakshëm i transformuar në epiqendër të teknologjisë” dhe “Plazhi libanez vetëm për gratë”, janë dy prej shkrimeve nga bota.
“Siç jetoj atje ku s’jam...” është një varg letrar i Ardian Kyçykut, shkëputur për shtatë shkronjat e tij.
Fejtoni i njëzetedytë nga Biblioteka e Kongresit amerikan flet për luftime komuniste kundër traditave.
Kosovarçe sjell përjetimet nga shërbimi që shpëton jetë.
Faqet e kulturës janë të rezervuara për video-lojërat ‘made in Kosova’ dhe piktoren e rebelimit me ngjyra.
Nga Zymi i Hasit, në monument vijnë pasuritë materiale e shpirtërore të shqiptarëve.
Edhe 100 skandale s’un um ndalinNë mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti, veçohen ai për zyrtarin e UNMIK-ut që fitoi të gjitha në futbollin e Kosovës dhe hendbollistin që gjithmonë ishte ndër më të mirët, por kurrë më i miri.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.