Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Uzurpimi i ndërmarrjeve shoqërore nga pushteti, kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”

“Pushteti uzurpator i ndërmarrjeve shoqërore”, është kryetitulli i së dielës në Koha Ditore.

Shkrimi kryesor flet për ndërmarrjet shoqërore që nuk kanë mundur t’i nënshtrohen procesit të privatizimit për shkak të uzurpimit.

Shembull merret se si Qeveria e Kosovës me vite të tëra ka shfrytëzuar ndërtesën e ish-ndërmarrjes shoqërore “Bankos” që gjendet në sheshin Skënderbeu në kryeqytet për nevoja të veta, pa pasur kontratë për shfrytëzimin e saj.

Në intervistë, avokati Bejtush Isufi, tregon se pse likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore është në kundërshtim me kushtetutën

Reportazhi i së dielës flet për klubet e hapura të pensionistëve dhe si ia dalin të vetorganizohen të moshuarit e Gjilanit, dhe pse ata kërkojnë të mos u prishet parku i qytetit

Për hijen e Escobarit që përndjek një qytet të tërë kolumbian dhe për argëtimin si mënyrë e vetme e mbijetesës në Athinë, mund të lexoni në faqet e botës.

Edhe Pushteti uzurpator i ndërmarrjeve shoqërore Arbëri Pushteti uzurpator i ndërmarrjeve shoqërore

Faqet e kulturës sjellin rrëfimet: Për muzikanten e udhëtimit kozmik me tinguj dhe për artistin që reagon e reflekton në lojë me kaosin

Për kampionin e madh para dhe pasluftës në Kosovë, Qubrelin, për “beben e madhe” të Guatemalës, që është kthyer në hero të Gjilanit dhe ekipet refugjate të futbollit që sfidojnë racizmin në Itali, mund të lexoni në faqet e sportit.

Këto dhe shkrime të të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.