Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka hedhur akuza ndaj bashkëpartiakut, Gazmend Muhaxherit, se po e përçan LDK-në duke e bërë “veten fajtore kryesore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve”.
Veliu ka thënë se LDK-ja ka marrë flamurin që nuk i takon dhe se po bën përpjekje qesharake për të vendosur se kush duhet të jetë kryetar i Kosovës.
“Po, sot këtu po marr shkas nga një paraqitje karikaturale, të mjerë të Gazmend Muhaxherit në një televizion mbrëmë. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës", u përpoq të jipte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti”, ka shkruar Veliu.
“LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore kryesore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insistuar që, nga pozita e tretë e duke amnestuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajësimit në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit”.
Veliu e ka quajtur kryetarin e Pejës si “Gazi i botës”, duke thënë se ka shpërfaqur prapaskenat dhe ndyrësitë e zgjedhjeve të fundit në LDK.
-
Veliu: Abdixhiku të marrë përgjegjësinë për dështimin
-
Avdullahaj: Gazmend Muhaxheri është me teke, ai e luan rolin e shefit
-
Veliu: Abdixhiku me misionarët anti-LDK po e shkatërrojnë degën në Podujevë
-
Veliu për Abdixhikun: Autokrati i katapultuar hyri nga dritarja në parti
-
Salihaj: Vlimi në LDK ka nisur më herët, e defaktorizon në procesin e formimit të institucioneve