Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka hedhur një lum akuzash në drejtim të kryetarit të ri të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Veliu, përmes një postimi në facebook, e ka quajtur Abdixhikun “autokrat të katapultuar në parti, “narcisoid”, “gardian që rri me çelësa në dorë” e të tjera.
Aliu ka akuzuar liderin e ri të partisë, pas “fshesës” që bëri në degën në Podujevë, ku Aliu ishte kryetar për shumë vjet.
Në Podujevë, kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni humbi përball atij të VV-së, Shpejtim Bulliqi.
“Në vend se të marr përgjegjësi dhe bashkë me kandidatin e tij të kërkojnë falje për humbje në garën për Podujevën, Lumir Abdixhiku, që hyri nga dritarja në LDK, i paska marr çelësat e partisë që t'ua mbyllë derën e shtëpisë atyre që e ndërtuan dhe me sakrificë e mbajtën dhe e ngritën për 30 vjet. Autokratit të katapultuar në krye të partisë, që paska kërcënuar me mbyllje dyersh e diferencime, ia bëj me dije se është anëtarësia e LDK-së ajo që vendos për vendin e secilit në parti dhe jo ai me vendime kundërstatutare. Heshtja e deritashme nuk do të thotë se unë si kryetar i Degës së LDK-së do të dorëzohem përballë ndërhyrjeve kundërligjore dhe kundërstatutare të Lumirit, në degën e Podujevës”, ka shkruar Veliu.
Veliu deri në zgjedhjen e Abdixhikut kryetar partie, ishte nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Degës së kësaj partie në Podujevë.
Edhe
Veliu: Abdixhiku të marrë përgjegjësinë për dështimin
Më herët kishte lënë postin e kryetarit të Podujevës për të marrë atë të ministrit të Brendshëm, por u shkarkua nga kryeministri në Qeverinë Kurti 1. Pas pak kohës, kjo qeveri ra dhe LDK-ja mori drejtimin e saj, e Veliu u kthye në Ministrinë e Brendshme. Por as kjo nuk zgjati shumë dhe u kthye Qeveria Kurti 2.
“Lumirit, që tinëzisht hyri në LDK dhe luan rolin e gardianit me çelësa në dorë, i them se je tepër i vogël t'ua mbyllësh dyert gardianëve të vërtetë që e ndërtuan LDK-në e madhe. LDK-ja nuk është një lodër që për fatin e saj të vendosë një tinejxher politik. Prandaj, do të dështojë edhe misioni yt që trenin e LDK-së ta shndërrosh në një vagon, të cilin synon t'ia bashkëngjisësh lokomotivës së kuqe”, ka shkruar tutje Veliu.
Në vend se të marr përgjegjësi dhe bashkë me kandidatin e tij të kërkojnë falje për humbje në garë për Podujevën, Lumir...
Posted by Agim Veliu on Wednesday, December 29, 2021