Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur dëmtues të demokracisë dhe kërcënues të paqes Aleksandar Vulinin, derisa përshëndeti vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të hënën e sanksionuan atë.
Osmani shkroi në Twitter se drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA) u shërbeu interesave të Rusisë e të krimit të organizuar, duke minuar stabilitetin rajonal.
“Vulini dëmtoi demokracinë dhe kërcënoi paqen në rajonin tonë. Ai u shërbeu interesave malinje të Rusisë dhe krimet të organizuar transnacional, duke minuar kështu stabilitetin. Përshëndes SHBA-në për vendimin për ta sanksionuar atë. Së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e akterëve të tillë keqdashës”, tha Osmani.
Paraprakisht kishte reaguar shefi i Presidencës, Blerim Vela, duke thënë se SHBA-ja po i mban përgjegjës “ata që e çojnë më tej agjendën e tyre politik në dëm të paqes në Ballkanin Perëndimor”, si dhe ata që po i vazhdojnë “aktivitetet keqdashëse të Rusisë në Serbi dhe rajon”.
Siç është bërë e ditur të martën nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, sanksionet janë vendosur pasi Vulini është përshirë në afera korruptive.
Më tej thuhet se këto afera korruptive çojnë përpara agjendat e tij politike dhe interesat personalen në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
-
Osmani: Puna ime javët e fundit u përball me fushatë baltosëse, Presidenca jo kulmi i karrierës
-
Osmani për rrëmbimin e qytetarit serb në Kosovë: Provokim i rëndë nga Serbia
-
Osmani: Me ndihmën e aleatëve, në pranverë parandaluam tendencat e destabilizimit nga Serbia
-
Osmani: Serbia në vazhdimësi bën përpjekje për dëmtim të sovranitetit të Kosovës
-
Osmani i përgjigjet Vuçiqit për dronët: Po mendon se mund ta kërcënojë Turqinë