Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Vulini dëshmoi kërcënimin për paqen dhe sigurinë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sanksionimit të shefit të Agjencisë serbe të Inteligjencës, Aleksandar Vulin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti ka thënë se është dëshmuar kërcënimi i paraqitur nga shteti serb për paqe dhe sigurinë.

“Thesari i shtetit i SHBA-së ka sanksionuar Aleksandar Vulinin, drejtuesin e agjencisë së inteligjencës së Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Mbrojtjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme – për ‘marrëveshjet korruptive që lehtësojnë aktivitetet malinje ruse në Serbi dhe rajon’, duke dëshmuar kërcënimin e paraqitur për paqen dhe sigurinë në nivelet e larta të shtetit serb”, ka shkruar ai në Twitter.


Sveçla: Vulini është një nga lidhjet e Beogradit me Moskën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Vulini është vetëm një nga lidhjet e Beogradit me Moskën, e vetëm një nga ndërmjetësit që bëjnë bashkë presidentin rus, Vladimir Putin me atë serb, Aleksandar Vuçiq.

Edhe Sveçla për kërcënimet e Vulinit: Ndërkombëtarët të kenë vëmendjen e plotë Arbëri Sveçla për kërcënimet e Vulinit: Ndërkombëtarët të kenë vëmendjen e plotë

“Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën, vetëm njëri nga ndërmjetësit që bëjnë bashkë Vuçiqin e Putinin. Kohët e fundit Vulini kishte marrë pjesë dhe në “konferencën e sigurisë” të organizuar në Moskë. Kjo është thjesht prova dhe dëshmia e radhës se Serbia, për sa kohë udhëhiqet nga një politikë e pa-demillosheviqizuar, shërben si vegël e Rusisë për destabilizim të Ballkanit”, shkroi Sveçla në Facebook.

Ai tha se nuk i bëhet qejfi që në pozita qeverisëse në Serbia ka kriminelë, pasi sipas tij, Kosova nuk ia dëshiron të keqen askujt.

“Shefi i shërbimeve sekrete të Serbisë, ish-ministri i brendshëm dhe aleati kryesor e kyç i Vuçiqit është sanksionuar sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk na bëhet qejfi që në pozita qeverisëse në Serbi ka kriminelë, sepse ne si Kosovë nuk dëshirojmë të keqen e askujt. Qejfi do të na bëhej po të kishim politikanë të përgjegjshëm, mendjehapur dhe të pakorruptuar te të gjithë vendet fqinj”, theksoi ministri.

Edhe SHBA-ja i reagon Vulinit pasi pretendoi se ajo e shantazhoi për dorëheqjen Botë SHBA-ja i reagon Vulinit pasi pretendoi se ajo e shantazhoi për dorëheqjen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë futur në listën e sanksioneve drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA).

Siç është bërë e ditur të martën nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, sanksionet janë vendosur pasi Vulini është përshirë në afera korruptive.